Vijon të jetë tragjike situata në Kaliforni e cila është e gjunjëzuar nga flakët.
Numri i viktimave ka shkuar në 44 por autoritetet paralajmërojnë se shifrat mund të jenë edhe më tragjike pasi ende shumë persoa rezultojnë të zhdukur.
Raportohet se shumë trupa u gjetën rreth qytetit “Paradise” (Parajsë), të djegur tashmë plotësisht nga flakët.
Të paktën 228 persona janë shpallur të zhdukur, ndërkohë që zjarret masive vijojnë të jenë kërcënues për banorët.
“Stina e zjarreve” në Kaliforni fillonte në verë dhe zgjaste deri në vjeshtën e hershme, por ekspertët tani paralajmërojnë për rrezik gjatë gjithë vitit. Kushtet e motit dhe ndryshimet klimatike shihen si shkaktarët kryesorë.
Rreth 250.000 persona janë detyruar që të largohen nga shtëpitë e tyre.
Ndërsa pamjet janë me të vërtetë apokaliptike, çdo gjë e shkrumbuar.