Shkon në pesë numri i viktimave të zjarrit që ka përfshirë Kaliforninë e Veriut.
Mediat e huaja bëjnë me dije se mes viktimave janë dhe dy fëmijë të cilët janë djegur bashkë me gjyshen e tyre, ndërsa numri i të zhdukurve shkon në 17 persona.
Zjarret në këtë shtet kanë hyrë në ditën e shtatë dhe raportohet si situata më e rëndë që është shënuar, me 90 zjarret që po djegin sipërfaqen nga Teksasi në Oregon, ku janë zhdukur pothuajse 84,000 hektarë pyje.
Mediat raportojnë se shkak për zjarrin ka qenë një makinë me defekt.
Zjarrfikësit vijojnë punën e tyre për shuarjen e flakëve.
Deri tani raportohen 38 mijë persona të evokuar dhe shumë lagje të shkrumbuara.
Sipas specialistëve flakët e zjarrit janë ndihmuar dhe nga temperaturat e larta.