INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kaliforniani, që zbuloi Shqipërinë përmes albumit fotografik Kuçedra[VIDEO]

Publikuar më: 14:51 25-07-2017

Fotografi Oegger Nick, nga Kalifornia, ka eksploruar Shqipërinë, duke fotografuar peisazhet e saj dhe ka mësuar në lidhje me historinë komplekse të këtij vendi në Ballkanin Perëndimor. The Calvert Journal e specializuar për udhëtimet dhe fotografinë shkruan se ai u vendos për herë të parë në Shkodër, qyteti më i madh verior, në kufi të Shqipërisë dhe Malit të Zi. Më pas fotografi kaloi në jug, ku thotë: “Ndihet më Mesdhe dhe ka një ndikim të fortë grek, me shumë kisha ortodokse dhe fshatrat minoritarë, që flasin greqisht .”
Duke përdorur lumin e fundit të egër të Evropës, Vjosa, si një udhëzues, fotografi shpejt zbuloi se peizazhet e pastër dhe të egër, si dhe lumi vetë, ishin nën kërcënim nga një projekt i propozuar i digës së hidrocentralit. Ndërsa setin fotografik e quajti “Kuçedra”, sipas një dragoi nga folklori shqiptar, dhe kërkon me urgjencën që të ruhet ky rajon i virgjër.
Oegger St. Nick thotë se e zbuloi rastësisht këtë vend, pasi lexoi një artikull të vogël që fliste për kërcënimin që po i vinte lumit. Pavarësisht premtimeve për ta kthyer Vjosën në një park kombëtar, tetë projekte hidrocentrale janë propozuar përgjatë tij nga qeveria shqiptare.
 “Natyra në Shqipëri ka qenë një frymëzim i madh për mua ajo është aq e pastër dhe e egër, kështu që unë vendosa se ishte me të vërtetë e rëndësishme të rritet ndërgjegjësimi në lidhje me Vjosën. Digat në Vjosë do të dëmtonin këtë shembull të fundit të një ekosistemi të pacenuar të lumit në Evropë, si dhe të ndryshonin rrjedhën e jetës për njerëzit që jetojnë aty, pas përmbytjeve, humbjes së tokave bujqësore dhe do të frenonte turistët për të vizituar zonën”, shkruhet në The Calvert Journal
Ndërsa Përmeti është një qendër kulturore në jug të Shqipërisë, konsiderohet edhe për muzikën tradicionale të saj, artit dhe ushqimin dhe Vjosa është pjesë integrale e industrisë në rritje të turizmit në këtë zonë, duke sjellë vizitorëve të interesuar në rafting. Vendorët e banorët shqetësohen se prirja drejt hidrocentralit, që do të ketë pasoja për bizneset, të cilat janë të varura nga rrjedha e natyrshme e lumit.

Article Logic
Execution time: 0.0035440921783447