INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kalimi i Mërkurit në Shigjetar do të ndryshojë gjithçka deri më 31 dhjetor! Mësoni ç’do të ndodhë me 12 shenjat e HOROSKOPIT!

Kalimi i Mërkurit në Shigjetar do të ndryshojë gjithçka deri më 31 dhjetor! Mësoni ç’do të ndodhë me 12 shenjat e HOROSKOPIT!

Publikuar më: 14:35 10-12-2019

Keni filluar ta ndjeni atmosferën e festave, apo akoma? Dikush ka bërë gati që tani pemën e Krishtlindjes, një tjetër po mendon për menunë e fundvitit, dhe si gjithmonë janë edhe ''ata'' që mendojnë që tani për bilancin e 2019-s. Nuk keni pse shqetësoheni për rezultatet, kalimi i Mërkurit në Shigjetar do të ndryshojë shumë gjëra deri më 31 dhjetor.

Dashi: Në përgjithësi të lindurit në këtë shenjë janë fjalëpakë, por kalimi i Mërkurit, planetit të inteligjencës dhe komunikimit, në Shigjetar do t’i bëjë më ‘’llafazanë’’ nga ç’mendoni. Mos u habisni nëse e gjeni veten duke bërë thashetheme deri vonë.

Demi: Demi është një tjetër shenjë që do të përfitojë nga zemërgjerësia e Mërkurit, i cili do t’ju ndihmojë kryesisht për çështjet ekonomike. Më në fund do të shpëtoni prej një borxhi që ju rëndonte prej kohësh.

Binjakët: Po kaloni një periudhë shumë të turbullt, sidomos në lidhjen në çift. Mërkuri ju këshilloj t’i jepni hapësirën e duhur partnerit, partneres dhe të mos e ‘’mbysni’’ me dyshime dhe akuza të pabaza. Një udhëtim i shkurtër do t’ju bënte mirë të dyve.

Gaforrja: Edhe Gaforret kanë nevojë për pak pushim. Keni nevojë të qartësoni idetë dhe të kujdeseni më seriozisht për shëndetin.

Luani: Mërkuri do të ndikojë drejtpërdrejt në marrëdhënien e Luanit me lekët, sidomos tani që është periudhë festash dhe dhuratash. Kujdes me shpenzimet, shpëtoni kartën e kreditit.

Virgjëresha: Virgjëresha është gjithmonë në kërkim të përsosmërisë, por a ju bën kjo gjë vërtetë të lumtur? Kjo është dilema e cila do t’ju përndjekë deri në fund të vitit. Mos u shqetësoni, shumë shpejt do të zbuloni ç’është e duhura për ju.

Peshorja: Peshorja është një nga ato shenja që s’do ta prishë më askënd, kërkon gjithmonë të gjejë ekuilibrin në çdo hap të saj. Por këtë herë gjërat janë pak më ndryshe. Mërkuri do t’ju ndihmojë të zbuloni një anë imponuese dhe të fortë tek vetja.

Akrepi: Ky është momenti që po prisnit, Mërkuri do t’ju vendosë përballë një sfide të vërtetë në fushën profesionale ku ju duhet të tregoni sa ju vlen vërtetë lëkura. Paçi fat!

Shigjetari: Shigjetari është shenja që do të mirëpresë Mërkurin deri në fund të vitit, si rrjedhojë edhe ajo që përfiton më shumë prej tij. Po planifikoni një udhëtim të ri si gjithmonë, i cili pritet të ndryshojë komplet botëkuptimin tuaj.

Bricjapi: Jemi përpara Krishtlindjes dhe Vitit të Ri dhe ju e keni mendjen akoma tek puna? Lini gjithçka dhe merrni pak kohë për veten dhe të dashurit e zemrës, nuk do të pendoheni.

Ujori: Mjaft u fshehët në zonën tuaj të komfortit, keni nevojë për eksperienca të reja, dhe Mërkuri nuk do t'ua kursejë aspak deri në fund të muajit. Lidhni rripin e sigurit, aventura nis pas datës 12.

Peshqit: Mërkuri do të komplikojë marrëdhënien me kolegët dhe eprorët. Ndoshta duhet të hiqni dorë nga sentimentalizmat në vendin e punës dhe t'i merrni gjërat më seriozisht.

Article Logic
Execution time: 0.0044600963592529