Pas disa muajsh që qëndronte në Zvicër, larg publikut shqiptar, larg zhurmës që shkaktonte në rrjet me videot ku bënte twerk, Kallashi këtë muaj është rikthyer.
Ajo ishte e ftuar në “Elite show” ku tregoi se në Zvicër punonte në një club kërcimtare, por tani nuk merret më me atë punë.
Kallashi u shpreh se me ardhjen në Shqipëri do i përkushtohet këngës e do nxjerrë videoklip të ri.
“Me cilin këngëtar e kishe bërë një bashkëpunim?”, e pyeti Elita Kallashin dhe kërcimtarja ja ktheu se me Gjikon do ta bënte.
“Me Gjikon? Ndoshta në të ardhmen mundesh ta bësh”, i tha Elita duke qeshur e sforcuar pasi siç duket nuk e priti mirë këtë deklaratë.