Janë dashur plot 3 muaj hetime për të arritur në arrestimin e një 50 vjeçari në Durrës. Agjentë të policisë së Durrësit ka vënë në pranga Halil Bafti, 50 vjeç nga Fushë Kruja, pasi pas hetimeve mësohet se ai mundësonte kalimin e personave me precedentë penalë drejt vendeve perëndimore.
Sipas njoftimit të policisë së qytetit të Durrësit, është dokumentuar se, Bafti gjatë kësaj periudhe ka mundësuar hyrjen në Schengen e të paktën 100 personave me precedentë. Kalimi i këtyre personave mësohet se është bërë e mundur në këmbim të parave. Uniformat blu thonë se Bafti në këmbim të kalimit në pikën kufitare merrte 500 deri në 3.000 euro. Mësohet se personat që janë lejuar të kaloni janë nga Shqipëria dhe Kosova dhe kanë zgjedhur Gjermaninë, ku dyshohet se ata kanë kërkuar dhe azil. Ndërkohë, policia thashmë ka nisur hetimet për të gjetur edhe bashkëpunëtorë të 50 vjeçarit.