INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kaloi kufirin. Lopa ‘ilegale’ do të therret edhe pse është barëse

Kaloi kufirin. Lopa ‘ilegale’ do të therret edhe pse është barëse

Publikuar më: 16:57 02-06-2018
Një lopë që është 'arratisur' nga ferma e saj në Bullgari dhe kaloi kufirin jashtë BE-së, duhet të theret për shkak të frikës rreth sigurisë.
Penka është një lopë e kuqe, shtatzënë, e cila për tre muaj kishte humbur dhe është gjetur në fshatin Kopilovtsi duke kaluar në kufirin serb.
 
Dy javë pasi kishte arritur në fshat ajo i’u dorëzua pronarit të saj Ivan Haralempiev.
Megjithatë, zyrtarët bullgarë thanë se kafsha duhet të theret dhe të hidhet poshtë, e imponuar kjo nga rregullat e BE-së.
 
Sipas rregullave strikte të BE-së, kur një kafshë kalon kufirin e BE-së duhet të shoqërohet nga një certifikatë shëndetësore. Bazuar në udhëzimet e Komisionit Europian për transportin e gjedhëve përtej kufijve, lopët si Penka kërkohet të paraqiten në pikat kufitare me dokumentacionin që vërteton se janë të shëndetshme. Lopa Penka  nuk e kishte këtë certifikatë kur u rikthye sërish në Bullgari dhe kjo ka bërë që të merret vendimi i hidhur për ekzekutimin e saj edhe pse është barëse.
Eksperti i veterinarisë Lyubomir Lyubomirov tha:
‘’Ne po zbatojmë vetëm rregulla që vijnë nga Brukseli.”
 
Article Logic
Execution time: 0.0034580230712891