Ka kaluar ditën e sotme me sukses sitën e vettingut dhe gjyqtari i Gjykatës Administrative të Apelit në Tiranë, Artur Malaj.
Në këtë mënyrë Malajt iu hap rruga për në krijesën më të rëndësishme të Reformës në Drejtësi, që është Inspektorati i Lartë i Drejtësisë
Pritet që KPK të mbyllë seancat dëgjimore brenda datës 10 gusht, dhe ndërsa komisionerët e ONM do marrin pushimet, e vetmja që do qëndrojë në detyrë do të jetë vetëm një pjesë e administratës, e cila do të vazhdoje të mbajë dyert hapur për ankesat e publikut.