INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kalon testin e vettingut prokurori i Krimeve të Rënda, Gentian Osmani

Kalon testin e vettingut prokurori i Krimeve të Rënda, Gentian Osmani

Publikuar më: 12:05 02-08-2018

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë vendimin ditën e sotme duke konfirmuar në detyrë Gentian Osmanin, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Në seancën dëgjimore në KPK, ILDKPKI-ja kishte raportuar se Osmani kishte kryer deklarim të rregullt periodik dhe se nuk kishte fshehje të pasurisë.
Po ashtu, Drejtoria e Sigurimit të Informacioneve të Klasifikuara (DSIK), nëpërmjet raportit të saj, ka konfirmuar përshtatshmërinë e Gentian Osmanit për të vijuar detyrën. Osmani ka qenë pjesë e treshes së prokurorëve, që iu drejtuan vitin që shkoi Kuvendit për arrestimin e Tahirit. Gjatë seancës dëgjimore që u mbajt dy ditë më parë, KPK-ja hetoi një apartament me sipërfaqe 96 metra katrorë të blerë në vitin 2017 për 82 mijë euro, ku si burim të ardhurash janë deklaruar shitja e një apartamenti 1+1 me sipërfaqe 62 metra katrorë për 80 mijë euro, si edhe 2 mijë euro kursime familjare.

Article Logic
Execution time: 0.0034818649291992