INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Kam bërë disa ndryshime rrënjësore në jetën time'', Besa Kokëdhima rikthehet fuqishëm në tregun muzikor [FOTO]

''Kam bërë disa ndryshime rrënjësore në jetën time'', Besa Kokëdhima rikthehet fuqishëm në tregun muzikor [FOTO]

Publikuar më: 13:08 24-11-2018

Këngëtarja Besa Kokëdhima është rikthyer në tregun muzikor shqiptar më fuqishëm se kurrë.

Mungesa e Besës në skenën shqiptare është ndjerë shumë dhe këtë e vertetojnë më së miri fansat e saj, të cilët kanë dëgjuar dhe votuar pafund këngën më të re të saj të titulluar “Amor”.

 

dfgzdfhdf.GIF

 

Tashmë ajo nuk jeton më në Tiranë, pasi është shpërngulur prej disa kohësh në Paris. Në një intervistë të dhënë për Top Channel, ajo ka treguar se ka bërë disa ndryshime rrënjësore në jetën e saj dhe tregoi për planet e ardhshme me projektet e saj.

 

dfhzdhdfs.GIF

 

“Kam bërë disa ndryshime rrënjësore në jetën time, jam transferuar në Paris dhe kam nisur disa projekte atje. Ka qënë e nevojshme një kohë shkëputje e qetësie për të menaxhuar ndryshimet dhe angazhimet e reja”, është shprehur Besa, e cila ka folur edhe për projektet e reja në muzikë.

“Kemi xhiruar klipin e projektit të ardhshëm dhe në fillim të vitit 2019 do të publikohet. Jam shumë entuziaste për këtë projekt, është i freskët, trendy por inovativ e me përmbajtje”- shprehet më tej këngëtarja./intv.al/

 

gfhggfxdfhghftrsjh.GIF

 

Article Logic
Execution time: 0.0036661624908447