INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘’Kam bërë gjoksin’’, moderatorja që “çmend” meshkujt me format e saj e thotë troç[FOTO]

‘’Kam bërë gjoksin’’, moderatorja që “çmend” meshkujt me format e saj e thotë troç[FOTO]

Publikuar më: 07:14 31-05-2018

Padyshim që është një nga moderatoret më seksi të ekranit italian dhe kushedi se sa meshkuj ka "marrosur" me format e saj.

E kemi fjalën për moderatoren latine Belen Rodriguez, e cila së fundmi në një intervistë për magazinën “Chi” ka rrëfyer shumë të pathëna për veten.

Thashethemet dhe mediet rozë nuk e kanë lënë asnjëherë të qetë bukuroshe duke thënë se ka kryer disa operacione plastike fakt ky që mesa duket nuk përbën aspak një problem për Belen.

“Vite më parë bëra gjokset, sepse rashë në peshë 8 kilogramë dhe thuajse m’u zhdukën. Kam bërë edhe ndonjë shpim me gjilpërë (puntuakturë), edhe pse s’kam ndërmend ta përsëris. Kur të vijë koha do të bëj edhe një tërheqje fytyre (lifting)”, është shprehur Belen Rodriguez për prestigjiozen Chi.

Pa pikë kompleksi! Belena sapo e pranoi para gjithë botës.

xdg_w45.PNG

ghr_5.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0037670135498047