“Ndihesha e humbur dhe e vetmuar, ndaj kam bërë seks me disa prositutave gjatë kohës që isha në turne”.
Lily Allen ka bërë një rrëfim të çuditshëm rreth jetë së saj, këngëtarja është munduar të hedhë pas krahëve të gjitha momentet ee errëta nga jeta e saj.
“Nuk jam krenare për çfarë kam bërë, por as turp nuk më vjen”, la shkruar në Instagram këngëtarja.
Tabloidi britanik “Mail On Sunday” ka publikuar disa pasazhe nga autobiografia e Lily-t, e cila pritet të dalë më 20 shtator.
Në librin “Mendimet e mia ekzaktësisht”, kantautorja tregon ‘pa dorashka” për jetën e saj mes seksit, drogës, aborteve, tradhtive, depresioneve, ndarje dhe divorce.
Allen rrëfen 33 vitet e saj të jetës dhe nuk ‘kursen’ maskën, duke nisur nga i ati, ‘fajtor’ që la të ëmën kur ajo ishte vetëm 4 vjeç, rrjedhimisht përgjegjës për një fëmijëri rebele në të cilën ndërroi 13 herë shkollën në 10 vjet, iku nga shtëpia dhe braktisi studimet.