INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Kam dy batanije, katër palë xhinse', e moshuara dhuron për të prekurit gjithçka që i ka mbetur në shtëpi: Vetëm kokën time

'Kam dy batanije, katër palë xhinse', e moshuara dhuron për të prekurit gjithçka që i ka mbetur në shtëpi: Vetëm kokën time

Publikuar më: 20:15 29-11-2019


Një e moshuar pensioniste ka shkuar sot pranë qendrave në Tiranë, të cilat po mbledhin ndihma për të prekurit nga tërmeti.

Ajo është munduar të ndihmojë me aq sa ka pasur mundësi, duke dhënë gjithçka që i kishte mbetur në shtëpi, me shpresën se do t’i hynë në punë dikujt.

E moshuara u shpreh se nuk i kishte mbetur më asgjë tjetër, veç kokës së saj, duke ia bërë hallall ndihmat të prekurve.

“Jam pensioniste, nuk kam të holla t’i jepja se jam vetëm. Nuk kam njeri tjetër, kam kokën time. Kam dy batanije, katër palë xhinse, dy bluza, një shall për dimër edhe një mbulesë.”- u shpreh ajo.

Article Logic
Execution time: 0.0040950775146484