I ftuari special në studion e "D-night" së fundmi ishte një ndër personazhet më të komentuar dhe më të ndjekur nga "Përputhen", Atdhe Xharavina.
Sapo hyri në skenë ai e mori në krah Dajanën dhe e shoqëroi për ta ulur në karrige. Nga njëra shaka në tjetrën duket se të dy patën një flirt në horizont gjatë transmetimit.
Dajana: Atdhe mirë se erdhe! Është kënaqësi të të kem në studio
Atdheu: Ti qenke kokrra e yllit live!
Dajana: Faleminderit shumë! Unë jam një mami dhe jam goxha më e madhe se ty. Jam 4 vite fiks më e madhe.
Atdheu: Nuk e kam problem moshën dhe nuk e kam pasur ndonjëherë. Kam eksperiencë me këto të mëdhajat.
Dajana: Unë asnjëherë nuk jam lidhur me më të vegjël.
Atdheu: Gjënë më të keqe e paske humbur në jetë.
Dajana: Atdhe je në një marrëdhënie?
Atdheu: Jo, jam single (beqar).
Dajana: Prandaj po flirton gjithë kohës me mua ti se je single?
Atdheu: Edhe ti je e bukur...ajo brune ti bionde...
Dajana: Prapë me mua more ti? Po a të thashë nuk lidhem me më të vegjël more a të thashë?
Atdheu: Mirë mo s’të kërkova martesë!