INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

''Kam frikë se bosi im do të hakmerret''/ CNN: Shqiptari detyrohet të mbjellë drogë në Britani [VIDEO]

Publikuar më: 12:42 19-07-2019

Televizioni prestigjioz CNN i ka kushtuar një kronikë të shkurtër një shqiptari, i cili sipas tyre është i detyruar të mbjellë kanabis.

Shqiptari është shprehur për CNN se jeton përherë me frikë. Ai ka ardhur në Britani në mënyrë klandestine, ka paguar shumë para për rrugën dhe e vetmja mënyrë për të paguar borxhin mbetet vetëm ajo e mbjelljes së drogës, me qëllim fitimin e parave.

“Shumë vite më parë, babai im pësoi një aksident. Kështu që unë isha i detyruar që të dërgoja para në shtëpi. Kam dërguar aq sa kam mundur. Kam dërguar aq shumë para në Shqipëri derisa një ditë nuk kisha çfarë të çoja më. Njoha dikë këtu që quhej Salam. Nëse i hyn kësaj rruge, nuk ka më alternativë tjetër. Duhet të merresh me këtë gjë. Nuk kam kushte, më duhet të paguaj borxhin, paratë që kam paguar për të ardhur këtu”, tregon i riu nga Shqipëria.

djsgd.jpg

Shqiptari shprehet se pasi ishte marrë 3 muaj me tregti droge në Britaninë e Madhe, policia e arrestoi atë. Ai thotë se policët ishin sjellë mirë gjatë arrestit.

“Policët që më arrestuan më qetësuan. Ata më shpjeguan mua rreth skllavërisë moderne. Më tutje, shqiptari thotë se ka frikë se mos edhe kur të kthehet në Shqipëri, bosi i tij i drogës mund të hakmerret, pas bashkëpunimit me policinë.

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036270618438721