Personat publikë, por jo vetëm, jan të prirur që të rregullojnë difektet, apo tiparet që nuk i pëlqejnë dhe që i bën të mos ndihen rehat me veten e tyre.
Të gjithë mundohen që daljet e tyre në publik dhe fotot që publikojnë në rrjetet sociale të jenë sa më perfekte, duke u munduar që këto “defekte” t`i rregullojnë me photoshop, ose të bëjnë ndërhyrje kirurgjikale.
Disa rregullojnë buzët, një numër i madh vithet etj., por Chrisy Teigen rregullon këmbët ose më saktë gishtat e këmbëve.
Modelja bukuroshe, e ftuar në një emision ka treguar se i urren këmbët e saj dhe në kontratat që ajo nënshkruan thekson se duhet të rregullohen në photoshop.
“Kam këmbë të xhunglës aziatike, që supozohet të ngjtemi në pemë”, -është shprehur Chrisy, e cila ka shtuar: “E kisha në kontratën me Sports Illustrated: Asnjë foto këmbësh. I zhysja në rërë.” Kur Ellen u mundua të shihte këmbët e saj, Chrisy u tregua e shkathët dhe i mbuloi menjëherë.
Për të gjithë ata që u bënë kuriozë, ja dy foto të këmbëve të saj./intv.al/
Si ju duken këmbët e modeles?