INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Kam sakrifikuar shumë, u vija pambuk tek veshët", Merita Halili rrëfen sakrificën si nënë e 3 vajzave [VIDEO]

Publikuar më: 15:09 16-07-2019

Merita Halili është një ndër këngëtaret më të preferuara dhe të njohura të muzikës popullore e cila ka depërtuar në të gjitha skajet e Shqipërisë.

Ajo jeton prej më shumë se 20 vite në Amerikë së bashku me familjen e saj, por kjo gjë nuk e ka ndaluar aspak që të jetë e pranishme në gëzimet e shqiptarëve duke kënduar me zërin e saj të mrekullueshëm.

Ditën e sotme, ajo ishte e ftuar në emisionin “Rreze Dielli”, ku tregoi sakrificat e një nëne me 3 fëmijë të vegjël në një vend të madh e të largët si Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Duke folur për vajzat e saj këngëtarja nuk kishte si t'i mbante lotët.

“Unë kam sakrifikuar shumë si nënë. Jam marrë shumë me vajzat, sepse Raifi në fillimet e para bënte 3 punë sepse unë i kisha të vogla vajzat dhe nuk kisha dëshirë t'i çoja nëpër çerdhe, kopshte, e thashë se është më mirë t'i rris vetë. Kur kisha aktivitetet i kam lënë me gra shumë të mira që ishin nga Shqipëria. Ka patur edhe momente që i kam marrë me vete, U kam vendosur pambuk tek veshët për shkak të zhurmave. Këto kanë qenë sakrificat e para të miat dhe nuk ka qenë e lehtë, i kam rritur me edukatë. Sa herë që flas për to emocionohem.”- është shprehur këngëtarja për vajzat e saj në studion e “Report Tv”.

-640-0-5d2dcbef67c02.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039069652557373