INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kamarieri që akuzohet për përdhunim të amerikanes dëshmon ndryshe

Kamarieri që akuzohet për përdhunim të amerikanes dëshmon ndryshe

Publikuar më: 16:26 19-12-2016

Pas denoncimit të shtetases amerikane, për përdhunim nga një kamerier i një bari ku ajo kishte qëndruar disa orë, 20 vjeçari ka dëshmuar të kundërtën. Ai ka thënë se ka kryer marrëdhënie seksuale me amerikanen, por gjithçka ka ndodhur me pëlqimin e saj.
Ndërsa 37 vjeçarja amerikane ka denoncuar duke këmbëngulur se ajo është ndjekur nga kamarieri i barit ku po kalonte mbrëmjen dhe ai më pas e ka dhunuar.
Nisur nga rrethanat e ngjarjes, por edhe fakti se ka kaluar shumë kohë nga momenti kur ka ndodhur, një oficere policie e ka shoqëruar shtetasen e huaj në Mjekësinë Ligjore, ku ajo ka kryer ekzaminimet e nevojshme. Burimet thanë se, edhe pse ka kaluar shumë kohë, 37-vjeçarja amerikane kishte disa shenja të dukshme dhune në trup, por do të jetë mjeku ligjor ai që do të përcaktojë kohën e saktë se kur janë shkaktuar dhe në çfarë rrethanash. Deri atëherë i riu do të mbahet i arrestuar me akuzën “marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.

Article Logic
Execution time: 0.0039730072021484