INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kamarieri shqiptar ulet në gjunjë dhe përlot Bill Clinton: “Po të mos ishte ti, nuk do isha gjallë sot”

Kamarieri shqiptar ulet në gjunjë dhe përlot Bill Clinton: “Po të mos ishte ti, nuk do isha gjallë sot”

Publikuar më: 14:48 19-02-2017

Presidenti Bill Clinton është përlotur në një restorant në New York, ku një kamarier emigrant, i është ulur në gjunjë në shenjë falenderimi, duke i thënë se ai i ka shpëtuar jetën.

Ish-Presidenti dhe bashkëshortja e tij Hillary po darkonin mbrëmjen e së premtes në “Sea Fire Grill”. Ndërkohë që po hanin salmon, një nga kamarierët, emigrant shqiptar, shkoi te tavolina e tyre, u ul në gjunjë dhe it ha Bill-it, “Zotëri, dua të të falenderoj. Po të mos ishit ju, nuk do të isha gjallë sot”, bën me dije TMZ.

Kamerieri i tregoi Billit dhe Hillaryt një histori pikëlluese. Ai tregoi se është një emigrant, i cili kur ishte 16 vjeç kishte përjetuar luftën në Kosovë dhe pastaj ka ikur pa e ditur se ku po shkon. Po ashtu, ai i tha ish-Presidentit se si babai i tij dhe anëtarët e tjerë të familjes u torturuan gjatë luftës.

Kamerieri 32-vjeç, i cili në Shtetet e Bashkuara ka arritur në vitin 1999, i tha Clintonit se ushtria e Amerikës, të cilën ky i fundit e ka autorizuar, ka përzënë forcat serbe nga Kosova,  gjë që çoi në paqe dhe mbijetesën e tij. Sipas TMZ-së, Presidenti Clinton është emocionuar shumë, ndërsa ia ka shtrënguar dorën kamerierit dhe është përlotur.

Kamerieri ndihet i frikësuar duke pasur parasysh klimën aktuale mbi emigracionin në SHBA dhe nuk ka dashur që të publikohet emri ose fotoja e tij, thekson TMZ. Pjesa më e madhe e stafit të këtij restoranti është nga Shqipëria dhe Clintonët pas darkës kaluan një kohë me ta duke i përshëndetur dorë-më-dorë gjithë stafin.

Article Logic
Execution time: 0.0019140243530273