INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kamerat filmojnë sulmin brutal ndaj shqiptarit në New York [VIDEO]

Kamerat filmojnë sulmin brutal ndaj shqiptarit në New York [VIDEO]

Publikuar më: 09:30 23-09-2018

 Një shqiptar është sulmuar fizikisht nga dy persona teksa po kalonte në trotuar. Sulmi ndodhi në lagjen Allerton në Bronx të New York ditën e djeshme.

25-vjeçari po ecte në trotuar kur një grua pështyu në këpucën e tij. Kur ai u ndaloi dhe u kthye për ta pyetur përse, dy persona që po qëndronin në anë të rrugës e sulmuan duke e qëlluar me grushte.

Një kamera sigurie në rrugë ka filmuar të gjithë skenën e kësaj ngjarje. Në pamje shfaqet qartë momenti kur dy personat godasin shqiptarin në mënyrë të përsëritur. Ai u dërgua në spital me nofulla të thyera dhe iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale. Familja e 25-vjeçarit thotë se shpreson që dikush të japë informacion nëse ka për dy sulmuesit, ndërkohë që policia është duke hetuar.

“Aty mund të kaloja unë, mund të kalonit dhe ju. Mamaja ime, babai apo dikush tjetër. Është e tmerrshme. Është një turp për Bronx, është turp për këtë lagje. Kushdo në këtë lagje duhet të bëjë kujdes, të dyshuarit janë ende të lirë”, thotë Markel Godinj, vëllai i 25-vjeçarit shqiptar.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038268566131592