Në dhomën e kasafortës të bakës që u vodh ditën e hënë në zonën e ish bllokut ishin të instaluara kamera. Ato i kanë ardhur në ndihmë policisë për të identifikuar autorët.
Filmimet e rregjistruara nga kamera tashmë janë sekuestruar me urdhër të prokurorisë dhe mësohet se njëri nga autorët e vjedhjes duket qartësisht në pjesën e fytyrës, pasi është kthyer në pjesën ballore të saj. Pikërisht ky moment ka shërbyer për ngritjen e dyshimeve për dy persona, të cilët tashmë janë identifikuar, por priten verifikimet e mëtejshme për të proceduar më tej me marrjen e tyre në pyetje apo dhe vënien në pranga nëse provat janë të mjaftueshme për përfshirjen e tyre në grabitjen spektakolare të bankës. Ndërkohë dyshime të forta janë ngritur prej hetuesve se grabtësit mund të të jenë ndihmuar dhe nga ndonjë prej punonjës ose ish-punonjësve të bankës, që mund tu ketë dhënë informacion grabitësve lidhur me vendin ku mbahej kasaforta.