INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kamëz, grabitje me armë në një supermarket, plagoset shitësja

Kamëz, grabitje me armë në një supermarket, plagoset shitësja

Publikuar më: 23:25 16-06-2016

Një vajzë 19 vjeçe që punonte si shitëse në një supermarket është plagosur gjatë një grabitjeje. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në Kamëz, ku I.Dushku ka mbetur e plagosur në këmbë dhe fatmirësisht është jashtë rrezikur për jetën. Mësohet se dy persona të armatosur dhe të maskuar që udhëtonin me motor, kanë tentuar të merrnin paratë në kasë, nën kërcenimin e armës, ndërkohë një nga punonjëset ka bërë rezistencë, dhe grabitësit kanë qëlluar në drejtim të shitëses duke e plagosur në këmbë. Në vendin e ngjarjes shkuan menjëherë forca të shumta policore, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato RENEA, të cilët kanë rrethuar të gjithë perimetrin e zonës dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Article Logic
Execution time: 0.0036730766296387