Rradhë të gjata pritjeje janë shënuar në Doganën e Morinës. Kamionët po presin në rradhë për dy ditë pasi skaneri është bllokuar. In tv sjell fotot nga kjo doganë ku shihen duke pritur drejtuesit e kamionëve. Sipas burimeve të kontaktuara, faji i është faturuar koncensionarit. Drejtuesit e këtyre mjeteve të tonazhit të rëndë kërkojnë zgjidhjen sa më shpejt të kësaj problematike.