Një aksident rrugor ka ndodhur pak më parë në aksin Milot-Burrel. Një kamion ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në anë të saj.
Paraprakisht mësohet se drejtuesi i kamionit është hedhur nga mjeti në momentin e aksidentit.
Ngjarja e frikshme ka ndodhur në urën e liqenit të Ulzës, një zonë mjaft e rrezikshme dhe e njohur si burim aksidentesh.
Shkak për këtë aksident është bërë një parakalim i gabuar. Një automjet me targa zvicerane ka parakaluar mjetin e tonazhit të lartë me targa Shkupi duke bërë që ky i fundit të dalë nga rruga.
Shoferi ka marrë dëmtime të lehta dhe po kurohet në Spitalin Rajonal.