Një kamion me 8 tonë verë të fshehur që tentoi të kalojë në portin e Durrësit pa iu nënshtruar kontollit doganor është bllokuar mbrëmjen e djeshme. Sasia e verës vinte nga Italia dhe do të tregtohej në baret dhe restorantet e kryeqytetit.
Policia ka arrestuar dy personat që tentuan të fusnin verën në Shqipëri.