Një aksident i rëndë është regjistruar në Vlorë ku një kamion me rimorkio është përplasur me një automjet tip Mercedes.
Nga kjo përplasje ka mbetur i plagosur rëndë një punëtorë i cili ishte duke punuar në rrugë kur ndodhi aksidenti.
Personi i plagosur ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Mësohet nga informacionet e para se kamioni triler me rimorkio ishte me shpejtësi, duke dalë disi nga rruga, fillimisht duke u përplasur me makinën tip Benz, ndërsa më pas ka goditur dhe një biznes të vogël të ndodhur në anë të rrugës.
Pikërisht pronari i këtij subjekti tregtar Erion Canaj konfirmon se ka shpëtuar për vetëm pak çaste nga ndonjë tragjedi e rëndë, ndërsa është larguar menjëherë nga subjekti në momentin kur është goditur nga kamioni.