INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kamp për refugjatët, Rama e mohon, por kancelari austriak deklaron të kundërtën

Kamp për refugjatët, Rama e mohon, por kancelari austriak deklaron të kundërtën

Publikuar më: 14:50 13-06-2018

Kancelari austriak Sebastian Kurz gjatë takimit me ministrin e brendshëm Horst Seehofer, ka diskutuar në lidhje me pritjen e refugjatëve.

Kurz, shprehet se Austria po punon me një grup të vogël vendesh të BE-së, për të ngritur disa qendra për pritjen e emigrantëve.

Një gazetar gjerman e ka pyetur Kancelarin nëse Shqipëria do ishte një ndër këto vendet pritëse dhe Kurz është shprehur: "Do ta shohim".

Mirë po Rama deklaron të kundërtën.

Në një intervistë për Anadolu Agency, kryeministri i vendit tonë ka theksuar se pretendimet për një kamp refugjatësh në Shqipëri nuk janë të vërteta.

Austria do të marrë përsipër presidencën e BE në gjysmën e dytë të vitit. Qeveria austriake dëshiron të përqendrohet në politikën evropiane të azilit dhe mbrojtjen e kufijve të jashtëm të BE.

Article Logic
Execution time: 0.0024099349975586