Peshëngritësi shqiptar Daniel Godelli ka arritur të rrëmbejë Medalje Ari në Kampionatin Europian të Peshëngritjes.
Godelli arriti të dilte në vend të parë në stilin e shkëputjes. Shqiptari arriti të ngrejë 161 kg për peshën 77 kg
Në po të njëjtën disiplinë, peshëngritësi tjetër shqiptar Erkand Qerimaj ngriti 155 kg, duke u renditur në vendin e 6.
Kampionati Europian zhvillohet në Kroaci, ndërkohë që pritet dhe garimi në shtytje.