INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja çfarë rezervoi kampionati i parë për qentë

Ja çfarë rezervoi kampionati i parë për qentë

Publikuar më: 18:15 02-07-2016

Më 25 Qeshor u zhvillua kampionati i parë kombëtar për qen që ftoi të gjitha llojet e rracave dhe jo rracave. Pjesmarrja ishte pa pagesë.


Kriteret e pranimit ishin:

-Të ketë kryer të gjitha vaksinat
-Të jetë i pajisur me librezë veterinare
-Të gëzojë shëndet të plotë
-Të mos jetë agresiv
-Të jetë mbi 4 muajsh

Regjistrimi është kryer pranë Pet Paradise.

Juria ka patur këto kritere parasysh për përzgjedhjen e fituesve:
-Sa i shëndetshëm është qeni
-Si është marrëdhënia e tij me qentë e tjerë
-Si është marrëdhënia e tij me njerëzit
-Sa i bindur është kundrejt të zotit

Fituesja e çmimit të parë ishte Marley, e cila ishte e vetmja pjesëmarrëse që nuk ishte qen rrace, por një qen i shpëtuar nga rruga. Gjithashtu u dhanë dy çmime të dyta dhe tre çmime të treta.

Article Logic
Execution time: 0.003605842590332