Lotë dhe dhimbje, e gjithë bota e futbollit vazhdon të jetë në zi nga kjo tragjedi. Kjo është panorama në Brazil dhe në të gjithë botën e futbollit pas aksidentit tragjik me avionin e skuadrës braziliane, Chapecoense shumica e lojtarëve dhe stafit të të cilit klub ndërruan jetë tragjikisht pas një aksidenti ajror në Kolumbi . Menjëherë pas aksidentit mijëra tifozë shkuan në stadiumin e ekipit për të kryer homazhe, ndërsa një pjesë e futbollistëve që nuk fluturuan me ekipin u pane të shokuar në dhomat e zhveshjes. Pa u bërë 24 orë nga tragjedia që tronditi mbarë botën e futbollit, faqja zyrtare e Chapecoences ka publikuar një video 40 sekondëshe. Në këtë video të titulluar “Kampionë të përjetshëm” reflektohen momente të tifozerisë me kampionët e ekipit të cilët shkruan historinë duke hyrë në finale të Kupës së Amerikës së Jugut, të cilën nuk arritën ta luajnë kurrë pasi vdiqën rrugës për ta realizuar ëndrrën. Dhe në këto momente të errëta për të gjithë futbollin tashmë është zyrtare kërkesa e klubeve në adresë të Federatës Braziliane të Futbollit botëror ku kanë rënë dakord të solidarizohen me klubin Chapecoense dhe kërkojnë, huazimi gratis i futbollistëve për sezonin 2017 dhe konkurim i sigurtë të kampionatit Brazilian për të paktën tre sezone. Pa haruar dhe gjesti fisnik i Atletico Nacional, kundërshtarëve në finale ku deklarojne ti dorëzohet kupa Chapecoenses.