PAOK-u ka nisur fazën përgatitore në Holandë prej tre ditësh dhe ajo që ka rënë në sy gjatë grumbullimit janë dy lojtarët shqiptarë Ergys Kaçe dhe Enea Mihaj. Kaçes gjatë një ndeshje miqësore i wshtw dhwnw shiriti i kapitenit, një vlerësim goxha i madh ky nga trajneri i ri i ekipit.
Ndërkohë Mihaj prej një jave është transferuar te kampionët nga Panetolikos. Nga Greqia thuhet se në drejtim të mbrojtësit të kombëtares kanë ardhur oferta nga Spanja, por trajneri Ferrera ka refuzuar, duke dhënë sinjale se ai do të jetë pjesë e rëndësishme e ekipit në sezon që vjen.