INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kampioni i botës fiton garën ndërkombëtare të hipizmit në Tiranë

Kampioni i botës fiton garën ndërkombëtare të hipizmit në Tiranë

Publikuar më: 09:01 18-04-2016

Gjermani Hilmar Meier fitoi çmimin e parë në garën ndërkombëtare të hipizmit, që u zhvillua sot në Tiranë.

Mijëra banorë të kryeqytetit u mblodhën për të shijuar garën e kërcimit me kuaj, një kompeticion ndërkombëtar që vjen për herë të parë në Shqipëri.

Aktiviteti i sotëm, i zhvilluar në mjediset pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, shënoi hapjen e garave ndërkombëtare.

Derisa Meier fitoi çmimin e parë, u dyti doli Andrian Todorov nga Bullgaria, ndërsa medalja e bronztë shkoi për shqiptarin Adriatik Tafani.

Vlerën monetare të fituar nga çmimi i parë, kampioni do ta dhurojë për zhvillimin e këtij sporti.

Në këtë garë morën pjesë 16 kalorës, të cilët konkurruan në disiplinën e garës me pengesa. Ppjesëmarrësit ishin kampionë në vendet e tyre si në Bullgari, Maqedoni, Serbi, Kroaci, Greqi, Austri, Itali dhe Danimarkë. Pjesë e garës ishin dhe katër kalorës shqiptarë.

E gjithë gara qe konceptuar si një “jumping show”, duke shënuar njëkohësisht hapjen e sezonit të garave ndërkombëtare të hipizmit. Ky aktivitet gjithashtu hapi siparin për aktivitete të përmuajshme të garave në Tiranë. Evenimenti qe konceptuar edhe si një test për të matur kapacitetin e kryeqytetit tonë në ofrimin e një terreni të përshtatshëm të aktiviteteve të përmasave të tilla. Në përfundim të garës zyrtare do të zhvillohet spektakli i lartësisë, ku lartësia e kapërcimit do të jetë në nivelin e një rekordi botëror.

Article Logic
Execution time: 0.003242015838623