Kampioni i europës në kikboks, Ferit Keta ka zbuluar shumë detaje rreth boksit dhe karrierës së tij. I ftuar në emisionin “Adrenalinë” në In Tv, Keta tha se së shpejti do ketë një ndeshje në Gjermani , ku në ring do të ngjitet edhe kushëriri i tij, Xhetan Keta.
“Ndeshja e rradhës ësht ë më dy qershor në Mynyh të Gjermanisë, ku atë natë do të ndeshet edhe vëllai im Xhetani, i cili kishte rreth dy vjet që ishte shkëputur nga boksi për shkak të një dëmtimi dhe do të jemi të dy atë natë në ring”- tha Keta për In Tv.
Kampioni i europës dha edhe një mesazh për të rinjtë ku i ftoi ata të praktikojnë sportin. “Mesazhi është që ta ndjekin ëndrrën e tyre, të punojnë, më mirë është të punojnë kot se sa të rrinë kot kështu besoj që do tu vijë edhe dita të shpërblehet sepse ky sport më vertë është i rëndë por që ka edhe adrenalinën dhe kënaqësinë e vet që jo çdo sport ta ofron”- shtoi me tej Keta.
Boksieri me origjinë nga Bulqiza ka një arritje të shkëlqyer duke marrë 9 fitore në 9 ndeshje. Pak muaj më parë, Keta u shpall kampion Europe në disiplinën kikboks dhe kampion Gjermanie në boks.