INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kampioni i Europës ne Peshëngritje, Briken Calja rrëfen për dopingun: Ja kush janë përgjegjësit[VIDEO]

Kampioni i Europës ne Peshëngritje, Briken Calja rrëfen për dopingun: Ja kush janë përgjegjësit[VIDEO]

Publikuar më: 13:46 09-05-2018

Kohët e fundit peshëngritja shqipëtare është dëmtuar rëndë nga skandalet e dopingut. Rasti më i fundit ishte edhe rasti i Romela Begaj e cila rezultoi positive ne testet anti doping. Briken Calja treguar se si qëndron e vërteta e skandalit të dopingut në peshëngritjen shqipëtare

Në intervistën për emisionin më të ri sportiv Adrenalinë, në In tv, Calja ka treguar se si funksionon cështja e dopingut. I pyetur nëse peshëngritësit e marrim me vetëdije dopingun apo nuk kanë informacione rreth substancave te ndaluara, Brikeni thote se: “Ka raste individuale, janë ata sportistë që duhet të përgjigjen me saktë, pastaj ka edhe raste kur merret pa vetëdije sepse dihet se si funksionon në Shqipëri domethënë institucionet e anti dopingut, duhet te jetë një grup i specializuar sepse çdo vit hiqen nga lista vitaminat. Për shembull unë e kam marrë një substancë në vitin 2017 dhe në vitin 2018 nuk lejohet”.

Kampioni i europës rrefën në mikrofonin e IN TV edhe se kush janë personat përgjegjës për dopingun. “Jemi ne sportistet që për faj të dikuj tjetër që e kanë punë i mbajme ne përgjegjësitë. Pra punën e bën dikush tjetër, përgjegjësinë e mban dikush tjetër”.

Ndër të tjera Calja tha se mungon një staf mjekësor që mund të kujdeset për të dhe për të shmangur edhe substancat të cilat janë të ndaluara. Kujtojmë që pak muaj më parë Briken Calja u shpall kampion Europe duke i dhuruar Shqipërisë 3 medalje ari.

Article Logic
Execution time: 0.0042519569396973