INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kampioni i Evropës bën shqiponjën në Beograd, tërbohen mediat serbe: Provokacija!  [FOTO]

Kampioni i Evropës bën shqiponjën në Beograd, tërbohen mediat serbe: Provokacija! [FOTO]

Publikuar më: 10:36 05-03-2017

Izmir Smajlaj fitoi medaljen e artë në kërcimin së gjati në Beograd. Ai arriti të realizonte një kërcim prej 8.08 m duke thyer kështu dhe rekordin kombëtar. Dhe për t’i dhënë pak nota nacionalizmi kësaj fitoreje në Beograd, ai festoi me shqiponjën me duar por nuk mungoi dhe reagimi i menjëhershëm i të përditshmes serbe “Kurir”, që e ka cilësuar si skandal këtë festim të tij.

 “Një tjetër skandal ndodhi sot në Kampionatin Evropian në Beograd me përfaqësuesin shqiptar në kërcimin së gjati Izmir Smajilaj. Ndonëse u përshëndet me duartrokitjet e publikut të Beogradit, ai u përgjigj me duart që simbolizojnë ‘shqiponjë dykrenore’ në flamurin e Shqipërisë. Ky veprim i Izmir Smajilaj provokoi audiencën. Përgjatë konkurrimit, ai ka marrë mbështetje nga publiku”, ishte komenti i të përditshmes serbe “Kurir”.

Article Logic
Execution time: 0.003593921661377