INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kampioni i mundjes u rendit i treti në Europë, ja shuma qesharake që mori nga shteti shqiptar [VIDEO]

Kampioni i mundjes u rendit i treti në Europë, ja shuma qesharake që mori nga shteti shqiptar [VIDEO]

Publikuar më: 11:37 06-04-2017

Sahit Prizreni ka rrëfyer ngjarjen e pabesueshme!

Në një bisedë të zhvilluar në studion e Opinion për “Kampionët e Shqipërisë” ka spikatur rrëfimi i kampionit të mundjes së lirë, Sahit Prizreni. Ndërkohë që po diskutonte mbi diferencën në vlerë monetare që qëndronte ndërmjet garimit për të përfaqësuar Shqipërinë dhe garimit për të përfaqësuar vendet e tjera, ai ka rrëfyer një detaj tronditës. Prizreni tregon se në vitin 2002, në kampionatin europian për të rinj që zhvillohet në Shqipëri, ai është renditur i treti, një nga çmimet më të mira të arritura nga vendi jonë deri në atë kohë, dhe është shpërblyer me vetëm 540 mijë lekë të vjetra. Një shumë që jo vetëm nuk e shpërblen mundin dhe arritjet e tij, por me shumë mundësi nuk i del as për të jetuar si njeri i thejshtë, e jo më me standartet e një atleti.

Article Logic
Execution time: 0.0039918422698975