INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kampionia botërore e shahut bojkoton kampionatin që mbahet në Arabinë Saudite. Shkak veshja e hixhab

Kampionia botërore e shahut bojkoton kampionatin që mbahet në Arabinë Saudite. Shkak veshja e hixhab

Publikuar më: 09:16 27-12-2017

Një kampione botërore e shahut ka refuzuar të mbrojë titullin e saj në turneun botëror këtë javë, kjo për shkak se kampionati i shahut do të mbahet në Arabinë Saudite. Anna Muzychuk nga Ukraina tronditi botën e shahut kur njoftoi se nuk do të konkuronte në kampionat që do të zhvillohet në Er Riyadh, Arabinë Saudite, midis datave 24-31 dhjetor.Media ukrainase “Kyiv Post” shkruan se shkak për këtë është bërë veshja e hixhab. Muzychuk tha nuk do të shkojë kundër parimeve të saj për t’iu nënshtruar ligjeve të Arabisë Saudite e cila kërkon që gratë të mbulohen dhe të mos ecin në publik. "Në pak ditë unë do të humbas dy tituj të Kampionatit Botëror - një nga një. Vetëm sepse vendosa të mos shkoj në Arabinë Saudite,"-shkroi 27-vjeçarja, në një postim në Facebook. “Sepse nuk dua të luaj rregullat e dikujt tjetër, të vendos hixhab dhe sepse nuk dua ta ndiej veten një krijesë sekondare.” Turneu, i quajtur Kampionati i Mbretit Salman World Rapid dhe Blitz, zhvillohet deri të shtunën. Në kampionat do të marrin pjesë 240 lojtarë, si burra edhe gra nga 70 vende. Për të lejuar zhvillimin e turneut dhe ndryshimin e emrit të saj Arabia Saudite ka paguar Federatën Botërore të Shahut 1.5 milionë dollarë, katër herë më shumë se tarifa vjetore standarde e federatës. Gratë thuhet se u lejohet të veshin pantallona në ngjyrë të zezë ose blu të errët si edhe bluze të mbyllura, ndryshe nga femrat në Arabinë Saudite që mbajnë të veshur burka.

Article Logic
Execution time: 0.0040631294250488