INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kamza

Kamza "fiton" Superioren, Besëlidhja humbet shansin

Publikuar më: 08:55 23-05-2017

Kamza rikthehet pas pesë vitesh në Kategorinë Superiore. Në ndeshjen finale të Grupit A të Kategorisë së parë skuadra që drejtohet nga Ramadan Ndreu barazoi 1-1 me Besëlidhjen dhe falë avantazhit në ndeshjet direkte arrin të ruajë kreun, që i jep të drejtën të jetë pjesë e Superligës shqiptare.
Ishte një ndeshje me ngakesë të lartë psikologjike, edhe për faktin se ishte shtyrë për disa ditë pasi policia fillimisht nukm e mori përsipër sigurimin e rendit.
Gjithcka u mbyll brenda rregullave të lojës, me tifozët vendas që shpërthyen në festë për ngjitjen në Superiore.
Në minutën e 21-të të takimit Mehmeti pasi driblon mbrojtësit lezhjanë godet saktë për golin që do të vlente superioren.
Vetëm dy minuta më pas Vilfor Hysa pati një rast të artë për ta mbyllur takimin, por cuditërisht gaboi me portën e boshatisur.
Besëlidhja reagoi shumë shpejt dhe pas disa përpjekjes arriti të barazonte me Kamara, pas ekzekutimit të një goditjeje të lirë.
Në pjesën e dytë Kamza mendoi më shumë për mbrojtjen, pasi edhe barazimi i mjaftonte për objektivin final. Edhe katër minutat shtesë nuk sollën ndryshim tjetër rezultati, të vendasit që shpërthyen në festë pas vërshëllimës së fundit të Remzi Sadikut.

Article Logic
Execution time: 0.0036258697509766