INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kamza i akuzoi për pazare, reagon ashpër klubi i Vllaznisë

Kamza i akuzoi për pazare, reagon ashpër klubi i Vllaznisë

Publikuar më: 13:49 19-05-2018

Një garë e ashpër ka nisur përtej fushës së blertë midis Kamzës dhe Vllaznisë. Të dyja ekipet janë në fund të renditjes dhe rrezikojnë shumë për të rënë një kategori më poshtë.

Me anë të një komunikate në faqen zyrtare të të Facebookut, ekipi i Kamzës ka akuzuar drejtuesit e Vllaznisë për pazare, duke specifikuar se shkodranët kanë tentuar të blejnë lojtarë të ekipit të Kamzës në takimin që luajnë sot ndaj Laçit.

Menjëherë pas kësaj deklaratë të rëndë ka reaguar edhe Vllaznia, ku ka hedhur poshtë çdo gjë që pretentohet nga drejtuesit e Kamzës duke i specifikuar se janë trillime të nisura prej javësh.

Reagimi i plotë i Vllaznisë:

KF Vllaznia është i detyruar të reagojë pas akuzave të shpërndara nga FK Kamza, të cilat cënojnë rëndë imazhin e klubit dhe të futbollit shkodran. Asnjëherë nuk kemi dashur të merremi me të tilla deklarata dhe gjithmonë i kemi injoruar. Por reagimet nga FK Kamza prej 6 muajsh, nuk kanë qenë aspak të hijshme me deklarata të qëllimshme të drejtuesve të saj duke anatemuar gjithnjë Vllazninë.

Kjo nuk është aspak e drejtë sepse klubi ynë nuk është marrë asnjëherë me kundërshtarët. Deklarata e fundit e bërë mbrëmbjen e djeshme, është shumë e rëndë.

Të gjithë e dinë që KF Vllaznia është një klub që funksionon me buxhet të miratuar nga Bashkia Shkodër dhe tentativa të tilla, siç thotë klubi i Kamzës, as nuk mund të mendohen.

Përpos të gjithë këtyre gjërave, ajo që na habit është se FK Kamza që një natë para ndeshjes së saj, e di kush është arbitri! Si ka mundësi një gjë e tillë kur askush nuk e di emrin e arbitrit përveç kamzalinjëve? Si ka mundësi që Hamiti konsiderohet “komshi i shkodranëve” nga drejtuesit e Kamzës ndërkohë që ai është shpallur “non grata” prej javësh nga Vllaznia!

KF Vllaznia i bën thirrje publike drejtuesve të Kamzës të ndalin gjuhën e shpifjeve dhe trillimeve të nisura prej javësh dhe të shohin punën e tyre sepse kjo nuk është në të mirën e futbollit shqiptar, nuk është në të mirën e dy qyteteve.

KF Vllaznia

Article Logic
Execution time: 0.0029189586639404