Tre shtetas shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane në Ragusa për posedim të lëndëve narkotike. Tre shqiptarëve iu gjetën dhe sekuestruan 50 kg kanabis dhe gati 1 kg kokainë.
Një nga shqiptarët e arrestuar mësohet se ishte në kërkim, pasi ishte dënuar nga gjykata me 3 vjet burg për disa krime të kryera në provincën e Romës. Për t'iu shmangur kontrolleve, ai kishte në përdorim një kartë identiteti greke falso.