INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kanabis fut në sherr sërisht Berishën dhe Ramën...[VIDEO]

Publikuar më: 12:24 22-09-2016

Për Sali Berishën siguria kombëtare është në alarm dhe se droga sipas tij vijon të shtohet. Për këtë arsye Berisha ka theksuar se aleatet e Natos dhe miqë europianë duhet të jenë të tronditur pasi nga Shqipëria po eksportohet kanabis, pra po eksportohet vdekja. Berisha nuk nguroi të thotë dhe një batutë: “Drogën kishte kur ishim ne dhe po e luftonim, po jo si ju se s’po e luftoni me presh nga mbrapa, po me para mbrapa. Kryearkitekti i saj është vetë Edi Rama”, tha ish kryeministri.

Berisha këtë fenomen e lidhi dhe me komunizmin. “Ju e keni drogën në gen. E mbani mend Enver Hoxhën që na vuri të mblidhnim lulëkuqe. Nxirreshin nxënësit të mblidhnim opium për disa vite me radhë derisa iu vu bllokim nga komuniteti ndërkombëtar.”- tha Berisha.

Po Rama nuk e la më kaq po i tha se Berisha i duket si guvernatori i Bankës së Lazarati në arrati. “Të sugjeroj të shikosh një film për Pablo Eskobarin, kur i bëje thirrje NATO-s, dukesh tamam si Eskobari që i bënte thirrje botës së lirë për të mbrojtur familjen e tij, përpara se të përfundonte në duart e policisë,”- i tha Rama Berishës.

Article Logic
Execution time: 0.0035738945007324