INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kanabis shkakton atak në zemër. Efektet e mira mjekësore të pavërtetuara [Video]

Publikuar më: 17:54 13-01-2017

Marijuana rrit rrezikun e prekjes nga skizofrenia dhe shkakton sulmet në zemër. Ky është rezultati i një studimi që konsiderohet si një nga më të rëndësishmit të ndërmarrë deri më sot në analizimin e efekteve të hashashit. Raporti pranon se kanabis lehtëson dhimbjet kronike, dhe disa njerëz i ndihmon që të flenë. Por ky grup studiuesish hedh poshtë shumicën e "përfitimeve mjekësore “ të tjera që ka kjo drogë duke i konsideruar si të paprovuara. Sipas tyre deri tani nuk janë kryer studime të mjaftueshme që të tregojnë se marijuana trajton epilepsinë në mënyrë efektive . Kjo në fakt është një nga arsyetimet më të njohura për lëshimin e recetave te kanabisit, që hidhet poshtë nga studiuesit. Raporti gjithashtu hedh dyshime mbi përdorimin e kanabisit për trajtimin e kancerit, për kurimin e simptomave të caktuara të sëmundjes Parkinson, apo që ndihmon njerëzit që të luftojnë varësinë. Në raport thuhet se ka dëshmi të forta që e lidhin përdorimin e marijuanës me rrezikun e zhvillimit të skizofrenisë dhe me probleme të tjera të psikozës, tek përdoruesit e rregullt.

Article Logic
Execution time: 0.0034208297729492