Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako teksa ka publikuar të dhënat e raportit të Guardia di Finanzia në përmbyllje të misionit të fluturimeve mbi territorin e Shqipërisë ka surprizuar teksa ka folur për një drogë të re. Sipas tij në vendin tonë është kultivuar dhe një lloj i ri kanabis, me origjinë vietnameze që rritet për një kohë shumë më të shpejtë se varjeteti shqiptar. Kjo bimë është gati për përdorim vetëm për 18 deri në 45 ditë.
Kjo bimë vietnameze është gjetur thuajse në 70% të territorit të kultivuar me kanabis.
Ndërsa si rezultat i monitorimit të territorit nga ajri sipas Çakos janë asgjësuar mbi 2 milionë bimë narkotike.