INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kanabisi kërcënon zgjedhjet? Reagon ministri Tahiri pas përgënjështrimit të OSBE [FOTO]

Kanabisi kërcënon zgjedhjet? Reagon ministri Tahiri pas përgënjështrimit të OSBE [FOTO]

Publikuar më: 18:23 23-02-2017

Pas përgënjeshtrimit të lajmit dhe sqarimit të OSBE për përthimin e gabuar të deklaratës për situatën e kanabisit në Shqipëri që kërcënojnë zgjedhjet, ka reaguar ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

“Meshire per L.Bashen dhe flm per OSCE per sqarimin mbi "perkthimin e gabuar" te rradhes" shkruan Tahiri.

Ambasadori i OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt deklaroi mbrëmjen e djeshme se në Shqipëri po qarkullojnë 2 miliard euro para të pista nga kanabisi që kërcënojnë zgjedhjet e qershorit.

Por, Prezenca e OSBE në Shqipëri ka reaguar sot duke përgënjeshturar deklaratën teksa me anë të një tabele ka shpjeguar disa të dhëna për situatën e kanabisit në Shqipëri.

Në reagimin e OSBE i bëhet thirrje si qeverisë dhe opozitës të bashkohen në një luftë të fortë kundër drogës. Sipas të dhënave të OSBE, rreth 2 miliard eruo para të pista janë nga kanabisi i vitit 2013, dhe duhet të mbahen larg zgjedhjeve me çdo kusht.

Article Logic
Execution time: 0.0020308494567871