INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kanabisi po rrezikon adoleshentët.  40% e përdoruesve përjetojnë halucinacione dhe ankth

Kanabisi po rrezikon adoleshentët. 40% e përdoruesve përjetojnë halucinacione dhe ankth

Publikuar më: 11:53 18-12-2018

Konsumimi i kanabisit po rrezikon shëndetin mendor të të rinjve më shumë se kurrë më parë. Hashashi po i vë adoleshentët, në veçanti, në rritjen e rrezikut të halucinacioneve, paranojës dhe problemeve të tjera psikotike. Studimet e bëra nga shkencëtarët amerikanë zbuluan se ata adoleshentë që provojnë marijuanën janë në një rrezik 2.5 herë më të madh për zhvillimin e varësisë brenda një viti nga përdorimi i parë i drogës.  Ndërkohë, një studim i Universitetit të Harvardit zbuloi se mbi 40 për qind e nxënësve të shkollave të mesme kishin të paktën një 'simptomë psikotike', kur ata përdorën marijuanën. Një studim tjetër i kryer nga mjekët e Spitalit të Fëmijëve të Bostonit tek grupmoshat 14 deri në 18 vjeç, zbuloi se ata me çrregullim të përdorimit të kanabisit kishin më shumë gjasa të vuanin halucinacione ose paranojë. Përbërsi kryesor i marijuanës është THC (tetrahydrocannabinol) një kimikat psikoaktiv.  Efekti i hashashit tek përdoruesi varet nga THC që përmban. Në vitin 1994, marijuana përmbante mesatarisht rreth 3.5 për qind THC ndërsa në vitin 2012, kjo substancë psikoaktive ishte rritur në 12.3 për qind. Disa lloje të kanabisit përmbajnë shumë më tepër THC se të tjerët. Në shkurt, një ekip tjetër studiuesish nga Kolegji Mbretëror në Londër zbuloi se 94% e konfiskimeve policore të kanabisit në vitin 2016 kishin përmbajtje shumë të fuqishme, krahasuar me 85% në vitin 2008 dhe 51% në vitin 2005.

Article Logic
Execution time: 0.0037791728973389