S’ka dyshim që jemi kthyer në një vend të mbuluar nga kanabisi, Policia Kufitare në Qafë-Thanë, arreston 3 shtetas të huaj për trafikim kanabisi.
Mësohet se më datë 08.09.2017 janë vënë në pranga dy polakë dhe një zviceran. Të arrestuarit janë Josef Drynda, 23 vjeç dhe babai i tij Mikolaj Drynda, 47 vjeç, gjithashtu u bë një shpallje për shtetasin S.H, 25 vjeç. Ata u kapën me 24 kg e 400 gram lëndë narkotike. Sipas të dhënave nga Policia dyshohet se personat banojnë në Poloni dhe se kryejnë aktivitet kriminalistik si shpërndarje droge.
Arrestimi i tyre është bërë në doganë pasi Policia Kufitare ka dyshuar për personat që ndodheshin në makinën të tipit “Volksëvagen” me targa OKL30821. Pas një kontrolli të detajuar policia ka gjetur lëndën narkotike dhe personat u vendosën menjëherë në pranga.