INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kanada, ministri i Shëndetësisë kërkon të legalizojë marijuanën

Kanada, ministri i Shëndetësisë kërkon të legalizojë marijuanën

Publikuar më: 13:15 21-04-2016

Ministri i Shëndetësisë në Kanada, Jane Philpott, ka deklaruar se “qeveria kanadeze do të prezantojë vitin e ardhshëm projektligjin që do ta bënte legale shitjen e marijuanës”.

“Do ta mbaj marijuanën larg duarve të fëmijëve dhe fitimin larg duarve të kriminelëve”, është shprehur Philpott.

Ministri kanadez ka shtuar se ka ende shumë punë në finalizimin e projektligjit që pritet t’i propozohet Parlamentit në pranverën e vitit 2017 dhe deri atëherë do të mbahen shumë takime.

Sipas medieve ndërkombëtare, nëse ky projektligj do të miratohet, atëherë Kanadaja do të bëhet njëri nga vendet më të mëdha Perëndimore që do të lejojë përdorimin masiv të drogës.

Gjithashtu gjatë fushatës së tij, kryeministri Justin Trudeau ka këmbëngulur në legalizimin e marijuanës, ndërsa tani kërkon që nga fjalët të kalojë në vepra.

Aktualisht në Kanada, përdorimi i marijuanës për arsye shëndetësore është i lejuar.

Article Logic
Execution time: 0.0035760402679443