Fatkeqësi pas fatkeqësie për Celine Dion.
Vetëm dy ditë pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit të saj Rene, artistja ka humbur edhe të vëllain. Lajmi është konfirmuar nga publicistja e Celine Dion, e cila ka bërë me dije se i vëllai i këngëtares i quajtur Daniel, kishte ndërruar jetë mëngjesin e së shtunës pas një lufte të gjatë me kancerin. Një njoftim zyrtar ka ardhur edhe nga ana e familjes të cilët e kanë përshkruar Daniel si një njeri i rezervuar i dashur dhe me shumë talente. E ndërkohë që funerali i këtij të fundit do të mbahet pas disa ditësh, ai i Rene Angelil pritet të ndodhë sot në katedralen Notre-Dame, në Montreal, aty ku Celine Dion dhe Rene lidhën martesë!