INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kanadaja ''hapa portat'' për më shumë emigrantë! Vendimet e reja të Parlamentit

Kanadaja ''hapa portat'' për më shumë emigrantë! Vendimet e reja të Parlamentit

Publikuar më: 12:59 11-01-2019

“Ju kujtohet kur thonit se do të donit të shkonit në Kanada?” - Tani është koha më e mirë për të bërë gati plaçkat. Kështu e nis CNN, sot një shkrim, ku citon vendimet më të fundit të Parlamentit kanadez që ka në plan të shkojë afro 1 milionë emigrant.

Parlamenti kanadez ka njoftuar planet për të shtuar më shumë se një milionë banorë të përhershëm në tre vitet që vijnë. Kjo përbën afro 1% të popullsisë së vendit. Në vit. Kanadaja mirëpriti më shumë se 286 mijë banorë të përhershëm në 2017-ën dhe po projektohet që ky numër do të arrijë në 350 mijë këtë vit. Dhe 360 mijë në vitin 2020 e 370 mijë në vitin 2021.
“Janë shumë emigrantë, apo jo?! Falë të ardhurve që ne kemi mirëpritur në vite përgjatë historisë sonë, Kanada është zhvilluar më e fortë dhe më e gjallë siç e gëzojmë sot”, tha Ministri i Emigracionit të Kanadasë, Ahmed Hussen. Vetë ministri Hussen, një emigrant nga Somalia, shtoi se fluksi do të ndihmojë në kompensimin e popullsisë së plakur të Kanadasë dhe në nivelin e lindjeve, duke rritur fuqinë e saj punëtore.
Qëndrimi miqësor i Kanadasë nga banorëve të rinj vjen në një kohë kur shtete të tjera perëndimore, përfshirë SHBA-në, po zbatojnë politika më të rrepta të imigrimit.
Kanadaja dallohet si shtet që ofron mbrojtje të madhe për refugjatët. Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, rreth 68.5 milionë njerëz janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre gjatë vitit 2017.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036439895629883