INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njihuni me katër të rinjtë shqiptarë, kandidatë për deputetë në Parlamentin Italian

Njihuni me katër të rinjtë shqiptarë, kandidatë për deputetë në Parlamentin Italian

Publikuar më: 12:44 04-03-2018

Zgjedhjet në Itali kanë një rëndësi të madhe edhe për shqiptarët. Këtë herë në listat e kandidatëve janë dhe katër shqiptarë që pretendojnë të marrin nga një vend në Parlamentin Italian. Katër kandidatët janë Bruna Kola Mece, Emiliano Biraku, Anita Likmeta dhe Elona Gaxha.

Emiliano_1.jpgEmiliano Biraku, kandidon për deputet në Romë dhe është pjesë e forcës politike “Partia Demokratike”. Kjo është forca politike e kryeministrit Gentiloni dhe Matteo Renzi .33-vjeçari nga Çorovoda ka studiuar për ekonomi dhe është një figurë e njohur atje, përveç se ka mbajtur poste politike ai është dhe një biznesmen i suksesshëm. Emiliano jeton në Venezia të Italisë.

elona_Gaxha_1.jpg

Elona Gaxha, kandidon si deputete ne zonën e Peruxhias për partinë politike +EUROPA. Ajo përfunduar studimet për infermieri dhe e ushtron profesionin e saj. Elona është një ndër nënshtetaset më të reja Italiane, këtë vit ajo ka marrë pasaportën italiane dhe ka vendosur të jetë aktive në jetën politike të vendit ku jeton.

anita_likmeta_2.pngAnita Likmeta, kandidon si deputete në zonën e Romës për partinë “10 Volte Meglio”. Ajo ka mbaruar studimet për letërsi dhe filozofi në Universitetin e Romës “La Sapienza”, dhe tani është një historiane, shkrimtare dhe dokumentuese. E lindur në Durrës, shkoi në Itali me familjen e saj në moshën 11 vjeç. Anita Likmeta është një të rinjtë vizionarë që pretendon të ndryshoi shumë politikat diskriminuese ndaj emigrantëve.

bruna_mece_1.jpgBruna Meçe, kandidon për deputete në Bergamo për partinë “Ligeri Uguali”, një parti e re e sapo formuar nga fraksionistët e Partisë Demokratike Italiane. Ajo ka studiuar për shkenca politike dhe është vetëm 25 vjeç.

Article Logic
Execution time: 0.0027801990509033